Britania e Madhe u shpall “luftë” emigrantëve, plani i ri i masave

Britania e Madhe u shpall “luftë” emigrantëve, plani i ri i masave

Në sfondin e protestave anti-emigracion në Londër dhe qytete të tjera që nga 13 korriku, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper, i ka paraqitur Parlamentit një paketë të re masash për politikën e emigracionit. Debati vjen në mes të një periudhe konfrontimi të fortë shoqëror dhe politik, ndërsa protestat vazhdojnë jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues. Tema kryesore e fjalimit ishte shtrëngimi i kushteve për ribashkimin familjar të refugjatëve. Aplikantët tani do të duhet të plotësojnë kritere shtesë, siç janë mjaftueshmëria financiare, njohja e gjuhës angleze dhe një periudhë minimale qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Cooper theksoi se qëllimi është të balancohet dimensioni humanitar me kohezionin social dhe aftësitë e shtetit. Qeveria konfirmoi angazhimin e saj për të mbyllur gradualisht të gjitha hotelet që përdoren...