Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Incident në Sydney, një makinë hyn me forcë në portën e konsullatës ruse
Policia australiane njoftoi sot se është arrestuar një burrë që përplasi makinën e tij në portën e konsullatës ruse në Sydney. Deklarata tha se burri i arrestuar akuzohej për vepra të shumta penale, përfshirë shkatërrimin e pronës dhe posedimin e një thike, raporton Reuters. Në një video të publikuar nga një dëshmitar okular, një anëtar i policisë shihet duke e urdhëruar shoferin të largohet menjëherë nga automjeti, i cili ndodhej në ambientet e konsullatës në Woollahra, një periferi të Sidneit. Policia lokale konfirmoi se oficerët e policisë iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë nga konsullata ruse dhe u përpoqën të flisnin me një burrë në një makinë jashtë ndërtesës së konsullatës, por ai më pas e përplasi makinën në portën e përparme.