Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Andi Mustafaj ikën nga PD, i hap rrugën garës së lirë dhe transparencës
Kreu i Departamentit “Brain Gain” në PD, Andi Mustafaj ka njoftuar se në nëntor do të largohet nga posti që mban prej 3 vitesh. Ai thotë se vendimin e kishte komunikuar paraprakisht me anëtarët e departamentit që më 5 mars 2025, për të shmangur çdo keqkuptim apo keqpërdorim gjatë periudhës zgjedhore. Mustafaj tha se ky hap është një mënyrë për të forcuar parimin e meritokracisë brenda strukturës së PD-së, duke i hapur rrugën garës së lirë dhe transparencës. ”Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat, dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar garën, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën”,-u shpreh ai. Postimi i plotë Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju...