Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Starmer kthehet në zyrë dhe riformaton kabinetin, emërimi që mund të hapë ‘konflikte’
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka riorganizuar sërish rrethin e tij të ngushtë në ditën e parë të rikthimit në zyrë. Kjo është bërë thuajse një zakon për të. Edhe pse asnjë nga anëtarët e ekipit të Numrit 10 nuk janë figura publike apo të njohura për qytetarët, numri i ndryshimeve në pozicionet kyçe është i dukshëm, raporton Sky News. Deri më tani, ai ka pasur katër shefa stafi, dy sekretarë kabineti dhe një i tretë që përflitet se do të largohet nga puna dhe pesë drejtorë komunikimi. Kur ka faj për të shpërndarë, Sir Keir nuk nguron ta ndajë atë me bashkëpunëtorët më të afërt, vijon Sky News. Në një intervistë sot, kryeministri theksoi se këto ndryshime lidhen me kalimin në një...