Putin shëtit Modin për 30 minuta me blindën ”Aurus”

Putin shëtit Modin për 30 minuta me blindën ”Aurus”

Bota E Hënë, 1 Shtator 2025 20:42 Rreth një muaj pasi në samitin e Alaskës ai hipi në “Bishën” e Trump, ashtu siç njihet autoblinda e Presidentit amerikan, Vladimir Putin ka ripërsëritur skenën, por këtë herë ai ka ftuar në Aurus-in e tij të blinduar, kryeministrin indian Narendra Modi. Dyshja udhëtuan së bashku me limuzinën e prodhuar në Rusi gjatë një vizite në Kinë, te miku i përbashkët Xi Jinping, duke treguar lidhjet e forta mes dy vendeve në margjinat e samitit të SCO-së në Kinë. Në Tianjin të hënën, “Aurus Senat” i shefit të Kremlinit i transportoi të dy burrat nga vendi ku po zhvillohej samiti në një hotel për takimin e tyre zyrtar dypalësh, në një udhëtim që zgjati mbi 30 minuta. Postimet...