Lapaj do bëhet ministër i Ramës? Gazetari: Qeveria e re do të ketë emra demokratësh

Lapaj do bëhet ministër i Ramës? Gazetari: Qeveria e re do të ketë emra demokratësh

Gazetari Anesti Bajramemaj, flet zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi Rama do të përfshijë në qeverinë e tij, emra nga radhët e demokratëve. “Ftesa është vetëm ajo që është bërë publike nga zoti Rama ku për hir të integrimit, kryeministri thotë se të gjithë duhet të bashkohen me PS, nuk duhet të ketë më ndarje midis partive politike. Por flitet se nga radhët e demokratëve zyrtarë të cilët kanë pasur edhe poste të rëndësishme, mund të ketë rrjedhje në bashki dhe administratën qendrore”. Sa i përket zërave se Adriatik Lapaj ka pasur oferta për t’u bërë ministër në kabinetin “Rama 4”, gazetari tha se ftesa ka qenë zyrtare në drejtim të tij. ”Zoti...