Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja në Spanjë: Miklovan Dakaj u takua me anëtarin e grupit të Visit të Pojës para se të zhdukej, familja mori telegram: Mos e kërkoni!
Detaje të reja janë zbardhur pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra Miklovan Dakaj në Spanjë. Raportohet, se personi i fundit që u takua me Dakajn ishte Juxhin Drazhi i grupit të Elvis Doçit. Miklovan Dakaj i njohur edhe si Visi i Pojës, humbi kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti, ndërsa mediat spanjolle sot bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur në brigjet e Marbella në Spanjë. Syri TV publikoi denoncimin e familjarëve të cilët treguan se personi i fundit që ka patur kontakt me Dakajn, është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Pas këtij momenti ata...