Vrasje për hesape kriminale? Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt në Spanjë…Kush e hoqi ‘qafe’ bosin e drogës?

Vrasje për hesape kriminale? Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt në Spanjë…Kush e hoqi ‘qafe’ bosin e drogës?

Miklovan Danaj SPANJË- Miklovan Danaj, 30-vjeç, nga Shkodra është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. 30-vjeçari ishte shpallur i zhdukur në muajin maj, pasi humbi kontaktet me familjarët që më datë 12. Personi i fundit që kishte pasur kontakt me të është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Por, pas këtij momenti, ajo nuk u lidh më kurrë në telefon me të, ndërsa bëri denoncim në policinë spanjolle. Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur. Ngjarja u bë akoma më misterioze, pasi familjarët e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte...