Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Saga e Aeroportit të Vlorës/ Ç’ndodhi në pesë vite mes Behgjet Pacollit dhe Edi Ramës
Çfarë po ndodh në aeroportin e Vlorës, i cili u përurua politikisht para zgjedhjeve dhe pritet të fillojë funksionimin në verën e ardhshme? Kjo pyetje u shtrua që kur, javën e shkuar, në media u hap një lajm se klane brenda qeverisë po përpiqen t’ia rrëmbejnë koncesionin milionerit nga Kosova, Behgjet Pacolli. Artikulli i Kapitalit që u shpërnda ngado pretendonte se në 1 gusht ishte mbledhur me urgjencë, në Lugano të Zvicrës, asambleja e ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës dhe kishte marrë vendim që të mos lejojë asnjë shitje aksionesh në këtë koncesion. Kjo pandehmë u përforcua edhe më shumë pasi që në ditën e parë pas pushimeve, dolën pamjet se Rama bashkë...