U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri)

U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri)

Miklovan Danaj, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në bregun e Marbellës, pasi ishte raportuar i zhdukur që në muajin maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin, shkruajnë mediat spanjolle.  I riu, i njohur edhe si “Keli”, dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e kokainës në Evropë. Pak kohë më parë, familjarët morën një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili paralajmëronte se Miklovani ishte vrarë dhe se nuk duhej të kërkohej. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Ai jetonte atje me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8-muajshe....