E rëndë në Meksikë: Influencerja dhe familja e saj gjenden të vrarë brenda në kamion

E rëndë në Meksikë: Influencerja dhe familja e saj gjenden të vrarë brenda në kamion

Influencerja e njohur Esmeralda Ferrer Garibay, 32 vjeç, është gjetur e vrarë së bashku me bashkëshortin e saj 36-vjeçar dhe dy fëmijët e tyre, 13 dhe 7 vjeç, në qytetin e Guadalajara, Meksikë. Trupat e tyre u zbuluan më 22 gusht të braktisur dhe të mbështjellë në plastikë brenda një kamioni, në lagjen San Andrés, njoftoi prokurori Alfonso Gutierrez Santillan në një konferencë për media. Tre burra, të punësuar në një garazh ku ishte lënë kamioni, u arrestuan fillimisht, por më pas u liruan për shkak të mungesës së provave që t’i lidhnin me krimin. Autoritetet lokale vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së familjes. Lajmi ka tronditur komunitetin e ndjekësve dhe mediat sociale, duke u shprehur ngushëllime për humbjen tragjike. Garibay ishte...