Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sulmohet GPS i avionit të von der Leyen, dyshime për ndërhyrje nga pala ruse, Kremlini mohon pretendimet
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Sistemi GPS i aeroplanit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bllokua gjatë udhëtimi të së dielës për në Bullgari, tha të hënën një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se dyshohet për ndërhyrje ruse, raporton Reuters. "Ne mund të konfirmojmë se ka pasur bllokim të GPS-it, por aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Bullgari. Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjes së hapur nga Rusia", tha zëdhënësi. BE-ja nuk dha detaje të mëtejshme, por zëdhënësi tha se incidenti do të përforconte “angazhimin e palëkundur të bllokut për të rritur aftësitë mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën” kundër pushtimit tre-vjeçar e gjysmë të Rusisë. Në një deklaratë, qeveria...