‘5 mijë dollarë për palestinezët që ikin’/Zbulohet plani tronditës për Gazën, turizëm dhe high-tech në Rivierë

‘5 mijë dollarë për palestinezët që ikin’/Zbulohet plani tronditës për Gazën, turizëm dhe high-tech në Rivierë

5 mijë dollarë për çdo palestinez që pranon të largohet nga Rripi i Gazës; kontroll amerikan për 10 vite dhe resorte luksoze. Këto janë disa nga hapat që parashikon plani tronditës për ndërtimin e një Riviere të Lindjes së Mesme mbi rrënojat e Gazës. Zbulimin e bën Washington Post, e cila i referohet një plani postlufte për enklavën e copëtuar, i cili qarkullon brenda administratës Trump. Sipas tij, territori do të vendosej nën administrimin amerikan për 10 vite, ndërsa transformohet në një resort turistik luksoz dhe në një qendër prodhimi dhe teknologjie high-tech, përcjell A2 CNN. Llogariten investime prej 100 miliardë dollarësh që, sipas planit, do të kthehen katërfish pas 10 vitesh, me fitime të vazhdueshme të vetëgjeneruara. Dokumenti prej 38 faqesh, i parë nga...