Nga avokado tek tërshëra, ja cilat janë disa nga ushqimet që luftojnë kolesterolin

Nga avokado tek tërshëra, ja cilat janë disa nga ushqimet që luftojnë kolesterolin

Kolesteroli i lartë është një problem i zakonshëm në ditët e sotme, i lidhur ngushtë me mënyrën tonë të të ushqyerit dhe stilin e jetesës. Megjithatë nëse kolesteroli juaj është pak më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni shumë ndryshime në dietën tuaj për ta kontrolluar atë. Sipas ekspertëve këto janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Avokado Avokadoja është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme. Ajo ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe uljen e atij të keq (LDL). Vaji i ullirit Vaji i ullirit, veçanërisht ai ekstra i virgjër, është plot me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe...