Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul gjatë muajit gusht, ndikuar nga rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë raporton në anketën periodike të saj se industria pati rënien më të fortë të besimit me 4 pikë përqindje, ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit ra me 2 pikë përqindje, ndikuar nga rënia e aktivitetit ndërtues dhe rënia e porosive për të ardhmen. Ndonëse kulmi i sezonit turistik, edhe bizneset e shërbimeve u shfaqën pesimiste ku treguesi i pritshmërive u tkurr me 2.1 pikë përqindje. Rënia i faturohet pritshmërive të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për rënien e kërkesës. Në kahun rënës...