Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Aksident i rëndë në autostradën Fier–Vlorë, humb jetën drejtuesi i kamionçinës, pasagjeri në gjendje kritike
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 14:45, në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Panaja.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Një automjet tip kamionçinë, me targa AB498LY, është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kabina e dëmtuar rëndë e kamionçinës. Policia rrugore ka mbërritur gjithashtu për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb...