Amaneti të prehet në fshatin e lindjes, Dhimitër Anagnosti udhëton për herë të fundit drejt Vunoit

Amaneti të prehet në fshatin e lindjes, Dhimitër Anagnosti udhëton për herë të fundit drejt Vunoit

Nesër i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00. Ai kishte lënë amanet që do të varroset në fshatin e lindjes, Vuno të Himarës. Detajet u benë me dije nga vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. “Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00.”, ka shkruar ajo. Regjisori dhe një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, ka ndërruar jetë sot, më 1 Shtator, pas një sëmundjeje të rëndë që e kishte munduar prej vitesh. Anagnosti mbetet një figurë e shquar e artit shqiptar,...