KQZ certifikoi 11 majin, PD depoziton padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet…proces i manipuluar

KQZ certifikoi 11 majin, PD depoziton padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet…proces i manipuluar

selia blu-Partia Demorkatike (PD) TIRANË- Partia Demorkatike (PD) ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor padinë që kishte paralajmëruar se do të dorëzonte kundër vendimit të Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit. Në padinë, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi. Sipas PD-së, këto shkelje janë të dokumentuara dhe konfirmuara nga raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit. Në fund të padisë, Partia Demokratike thekson se rezultati i shpallur i vlefshëm nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk do të pranohet nga opozita. “Duke qenë se këto shkelje janë të dokumentuara dhe të konfirmuara nga raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, si dhe...