Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Financat e zgjedhjeve/ Pezull 9.2 milionë eurot e diasporës, KQZ vijon me verifikimet
Zgjedhjet mund të konsiderohen një kapitull i mbyllur në aspektin elektoral, por jo në atë financiar. Edhe pse kanë kaluar gati katër muaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me shlyerjen e pagesave që rrjedhin nga ky proces elektoral. Pranë institucionit janë protokolluar kërkesa për pagesa, që nga shpërblimet e komisionerëve deri te shlyerja e detyrimeve për ambientet private të marra me qira, të cilat kërkojnë disbursim fondesh nga arka e institucionit. Por nëse këto shuma mund të konsiderohen të papërfillshme, një tjetër detyrim vijon të mos shlyhet nga institucioni: ai për kompaninë postare që u kontraktua për të ofruar shërbimin e votimit të diasporës. KQZ është ende duke verifikuar protokollet e ndjekura nga operatori ndërkombëtar postar, nëse ato janë në përputhje me klauzolat kontraktuale, ndërsa...