Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
We bring some fun! Jo për të qeshur por për të qarë!
Nga Alba Kepi Në Bled Strategic Forum, ku liderët e Europës Qendrore e Ballkanit Perëndimor mblidhen për të debatuar mbi të ardhmen e rajonit, Edi Rama nuk solli as ide, as vizion. Ai solli “show-n” e tij. Moderatori slloven e prezantoi si “njeriun që do të sillte entertainment” – dhe kryeministri shqiptar nuk zhgënjeu: me batuta, me ironi, me sjellje jashtë çdo protokolli, por me shumë pak politikë. Zonja e Zotërinj ja Stili i stand-up i një komediani! Ngjitja e tij në skenë i ngjante më shumë hyrjes së një sportisti amator në fushën e padelit sesa një lideri shtetëror në një forum prestigjioz. Atlete të bardha, bluzë të zezë, pa këmishë. Dhe ndërsa presidentja e Sllovenisë mbante fjalën, Edi rrinte me kokën ulur mbi...