Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident me humbje jete, kamionçina përplaset trafik-ndarësen dhe del nga rruga
Në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një mjet tip kamionçinë, me targa AB498L Y është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.