Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
KQZ certifikoi 11 majin, Partia Demokratike depoziton padi në Kolegj kundër vendimit
Partia Demokratike ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të Komisionit Rregullator që certifikoi përfundimisht 11 majin më 28 gusht që shpallën Edi Ramën fitues të 83 mandateve. Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.