Raporti i Avokatit të Popullit, Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Raporti i Avokatit të Popullit, Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të rënda për arrestimin e Ilir Metës më 21 tetor 2024. Në një deklaratë për media, ai tha se Avokati i Popullit ka konfirmuar se urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi ishte mbështetur mbi një ligj të shfuqizuar që prej vitit 2020, çka e bën arrestimin e Metës të pavlefshëm. ”Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në 21 tetor të vitit të kaluar janë një akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un, të vetshpallur si patericë e regjimit dhe një vegël qorre në duart...