Marta Kos: Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE

Marta Kos: Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE

Në edicionin e 20-të të FORUMIT STRATEGJIK TË BLEDIT në Slloveni në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë edicionit me moderatorin Stjepan Oresković, sipërmarrës dhe President i IEDC Bled, Future 500 (International Executive Development Center), moderatori tha se Marta Kos komisionere e BE për Zgjerimin tha mbrëmë që Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE. Ndërkohë qeveria shqiptare po plotëson me shpejtësi kriteret që kërkon BE.