Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Më shumë se 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat
                            Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2025 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 48 241 anëtarë, në rritje me 7.4% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet ende në nivele modeste. Individët që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 6.5% të numrit të kontribuuesve në skemën publike të sigurimeve shoqërore.Vlera e aseteve neto...