Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova në Durrës
Një 53-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Portit të Durrësit, pasi tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri 49 celularë (iPhone), që i kishte fshehur në kabinën e kamionit. Në operacionin “Smartphone” u vu në pranga 53-vjeçari Sahit Idrizi. “Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje të territorit, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, mbi bazën e analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, finalizuan operacionin policor “Smartphone”, si rezultat i të cilit u godit një rast në fushën e kontrabandës së mallrave. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë. Në Port Durrës, në hyrje, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi S. I, gjetën të...