Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Lazio gol”/ Baste në mes të Tiranës, arrestohet pronari i lokalit në Xhamllik, e pësojnë dhe klientë
pamje nga arrestimi TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme, të koduar “Rezultati”, duke vënë në pranga pesë shtetas të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. Krahas administratorit Arsen Zebi, dhe klientëve Florian Çela, Erigest Alisha dhe Ergest Lloci, në pranga ra edhe Njulent Palaj, pronari 28-vjeçar i lokalit, ku viheshin bastet, me vendodhje në zonën e Xhamllikut. Përveç arrestimeve, policia ka sekuestruar edhe 6 celularë të cilët përdoreshin për vënien e basteve online. Njoftimi i policisë: U kap në flagrancë duke vënë baste, në lokalin e tij në zonën e Xhamllikut, vihet në pranga 35-vjeçari. Gjithashtu në pranga, administratori i lokalit dhe 3 shtetas, të cilët u kapën duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen 6 celularë....