Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri e shërbime, dobët ndërtimi

Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri e shërbime, dobët ndërtimi

Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të huajve dhe emigrantëve, të dhënat nga bizneset tregojnë një situatë të ndryshme madje edhe për sektorin e shërbimeve, që është i lidhur direkt me turizmin.Bizneset në shërbime raportuan vlerësime më të ulëta për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës Nuk paraqitet pozitiv as sektori i ndërtimit, që ka udhëhequr rritjen vitet e fundit. Industria vijon territorin rënës. Pozitive ishte vetëm tregtia, që raporton rritje të aktivitetit, sektori i vetëm që duket se po ndikohet pozitivisht nga turizmi.Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u tkurr me 0.8 pikë në muajin gusht. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 8...