Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
TAP sjell 50 miliardë metërkub gaz natyror në Evropë
Ky moment historik thekson kontributin strategjik të TAP në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e qëndrueshëm të Evropës Baar, Zvicër – Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka sjellë 50 miliardë metërkub gaz natyror në Evropë që nga fillimi i operimit tregëtar. Kjo arritje e rëndësishme demonstron rolin e TAP në sigurimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror nga një burim i besueshëm dhe i diversifikuar, duke rritur konkurrencën dhe duke kontribuar në përpjekjet e dekarbonizimit në të gjithë Evropën Juglindore. TAP, si segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, sjell gaz natyror nga Azerbajxhani në tregjet evropiane. Që prej fillimit të operimit tregëtar në fund të vitit 2020, TAP ka transportuar: Mbi 41.7bcm në Itali Më shumë se 4.8bcm në Greqi Mbi 3.2bcm në Bullgari Luca...