Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Iu gjet një thikë dhe sëpatë në automjet gjatë kontrollit, procedohet 31-vjeçari në Divjakë
Një 31-vjeçar nga fshati Çermë e Sipërme është proceduar penalisht nga policia e Divjakës, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan një sëpatë dhe një thikë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 1 sëpatë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.