Monika Kryemadhi shkon në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

Monika Kryemadhi shkon në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Në videon e mundësuar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, teksa ishte veshur me një fustan dhe një palë syze dielli. Monika Kryemadhi, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Top Channel