Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Ukrainë, BE godet edhe Kinën e Indinë? Çfarë janë sanksionet “dytësore”
Bashkimi Europian po shikon mundësitë e masave të tjera ndaj Rusisë mes vazhdimit të luftës së saj në Ukrainë. Në një kohë kur Moska duket nuk po zmbrapset as para paketave të njëpasnjëshme të sanksioneve ndaj saj, apo njoftimeve për dërgime armësh në Kiev, Brukseli po mendon ta shtyjë presionin mbi ruset duke goditur edhe partnerët e tyre. Javët e ngutshme të diplomacisë nuk kanë sjellë asnjë pushim për ukrainasit që jetojnë nën sulm, dhe me mbështetjen e SHBA, që rezulton të jetë e paparashikueshme, diplomatët e BE i përshkruan bisedimet e fundjavës në Kopenhagen si një seancë “brainstorming” mbi të ardhmen e mbështetjes së BE për Kievin. Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas pohoi se mes ideve të diskutuara në kryeqytetin...