Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sherri masiv në lokal zbuloi shkeljet e pronarit në Korçë. Policia zbardh ngjarjen, bien në pranga 10 persona
Sherri masiv i ndodhur në një lokal mbrëmjen e së dielës zbuloi shkeljet e pronarit të biznesit në Korçë. Pronari i lokalit u vu nën hetim pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Njoftimi i Policisë: Korçë/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas. Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt. Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e...