Berisha: Linda Rama ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

Berisha: Linda Rama ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

Sali Berisha vazhdon t’i qëndrojë versionit se ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima është rrëmbyer dhe është torturuar dhe jo siç pretendon ai se ishte larguar me vullnetin e tij. Gjatë komunikimit për gazetarët jashtë SPAK-ut, Berisha deklraoi se Daniel Shima është torturuar për 4 orë me shkopinj bejsbolli dhe mezi ka mbërritur në shtëpi, ku sipas tij, është kërcënuar që të mos flasë për tenderat e AKSHI-t. Ai tha se AKSHI është shpallur botërisht, si sipërmarrja personale e Edi Ramës, bashkëshortes së tij Lindës dhe baxhanakut të tij, Armand Fangut. Berisha shtoi se Linda Rama ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t dhe se Geron Meçe hiqej si nje padron i AKSHI-t, për shkak të lidhjeve që kishte me Armand...