Të ardhurat e bankave nga interesat pësojnë rënie për herë të parë në pesë vjet

Të ardhurat e bankave nga interesat pësojnë rënie për herë të parë në pesë vjet

Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar kanë pësuar për herë të parë rënie në periudhën pas pandemisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 6-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 36.9 miliardë lekëve, në rënie me 1.2% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Rënia e të ardhurës neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat. Shpenzimet për interesa u rritën me 12.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato. Nga ana tjetër, të ardhurat bruto...