Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ismail Kadare: Asnjë gjuhë tjetër nuk e nis historinë e shkruar me formulën e pagëzimit
Ismail Kadare Nga Ismail Kadare* Për një shkrimtar që vjen të marrë titullin “Doctor honoris causa“, gjëja e parë që i vjen ndër mend është se, në qoftë se është i detyrueshëm një fjalim, ai duhet të përshkohet nga filli i një argumenti shkencor. Nuk besoj se them ndonjë gjë të re, po të theksoj këtu se një gjë e tillë është jo fort e lakmueshme për mjeshtërinë tonë. Kam vënë re se sivëllezërit e mi nga ish-perandoria e përmbysur komuniste, në raste të tilla kanë folur për shtypjen ndaj letërsisë. Thënë ndryshe, një temë që duhej t’i përkiste publicistikës, madje do të shtoja, kujtimeve emocionale, ka marrë statusin e argumentit shkencor. Në thelb nuk ka ndonjë gabim kushedi çfarë. Shtypja e letërsisë dhe arteve...