Ngacmonte vajzat e reja në plazh e vendoste baste sportive, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Ngacmonte vajzat e reja në plazh e vendoste baste sportive, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Një i moshuar 71-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u denoncua nga një vajzë e moshës 21-vjeçare për ngacmim seksual në plazh. Në celularin e të moshuarit me iniciale M. M., u gjetën gjithashtu disa faqe aktive për bastet sportive. Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit në fjalë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar një 21-vjeçare, se ai e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë këqyrjes së celularit të shtetasit M. M. u konstatuan të hapura faqe për baste sportive”, njofton policia.