E pazakontë! Burri i martuar do të padisë farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

E pazakontë! Burri i martuar do të padisë farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

Një ngjarje e pazakontë në Kinë është bërë virale në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar akuzon një zinxhir farmacies se “i shkatërroi martesën”, pasi sipas tij i zbuloi gruas lidhjen jashtëmartesore, përmes një telefonate të paqëllimshme. Ngjarja ndodhi në provincën Guangdong, ku burri në fjalë tentoi të blejë pilula kontraceptive me vlerë rreth 2.2 dollarë, përmes një aplikacioni të farmacies. Por, për shkak të një “problemi me sistemin e pagesave”, transaksioni nuk u përfundua. Stafi i farmacisë, në përpjekje për të konfirmuar blerjen, kontaktoi me numrin e regjistruar në kartën e anëtarësisë, i cili rezultoi të ishte i gruas së tij. Gjatë telefonatës, gruaja pyeti për natyrën e produktit dhe punonjësja e informoi hapur se bëhej fjalë për kontraceptivë. Pas kësaj, bashkëshortja kuptoi...