Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sherr mes dy grupeve, 2 të plagosur, 10 të arrestuar! Çfarë ndodhi në Korçë, karrige, shkopa bejsbolli e thika
PAMJE NGA VENDNGJARJA KORÇË-Një përplasja fizike mes dy grupeve u raportua mbrëmjen e djeshme (31 gusht) në një lokal në zonën e parkut të Korçës. Sherri nisi fillimisht në përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Konflikti degradoi në përdorimin e thikës, ku si pasojë dy prej tyre, Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro mbetën të plagosur. Sipas burimeve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale nën efektin e alkoolit. Pas konfliktit në pranga janë vendosur 10 persona, mes tyre edhe vëtë të plagosurit, të cilët dje u raportuan jashët rrezikut për jetën nga policia. 1-Dritan Pino, 54 vjeç, akuzohet për “Vrasja me dashje” (mbetur në tentativë), “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja...