Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrau policin dhe tentoi të hidhte në erë stadiumin, Britania nuk dënon dot ushtarin e Aldo Bares
Maksim Çela BRITANIA E MADHE- Maksim Çela vrasësi i policit Klenti Bano 25 vite më parë në Lushnjë dhe personi që tentoi të hidhte në erë me eksploziv stadiumin 'Roza Haxhiu', vijon ende të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Në maj Çela, një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares ka humbur apelin për të fituar azil në Britaninë e Madhe, ku gjykata nuk mori në konsideratë pretendimet se i rrezikohej jeta në Shqipëri. The Sun raporton se Çela ka depozituar një ankim të ri në Gjykatën e Apelit, duke zgjatur kështu procesin dhe duke u kthyer në një kosto të lartë për taksapaguesit britanikë. Ai ka nisur tashmë një betejë ligjore mbi bazën e të drejtave të njeriut dhe duke pretenduar se deportimi do ta...