Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vera s’ka mbaruar”/ Meteorologia Porja jep lajmin e papritur: Temperaturat rriten sërish, ja kur priten stuhitë
Duke folur në një lidhje live meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit. Sipas saj, përveç disa shira lokalë që priten të mërkurën dhe të enjten, e gjithë java do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa fundjava pritet të kulmojë me temperatura të larta, deri në 36 gradë Celsius. “Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në disa zona qendrore si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike. Ndërkohë, të gjitha ditët e tjera do të...