Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky thotë se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e politikanit ukrainas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një person është arrestuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy. Ai u qëllua me armë zjarri në një rrugë të qytetit perëndimor të Lvivit. “Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, dhe kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Maliuk, sapo raportuan për arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e Andriy Parubiyt”, shkroi Zelensky në X, mbrëmjen e 31 gushtit. “Veprimet e nevojshme hetimore janë duke vazhduar. Kam urdhëruar që informacioni i disponueshëm, t’i prezantohet publikut. I falënderoj oficerët tanë të zbatimit të ligjit për punën e tyre të shpejtë dhe të koordinuar. Të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje të tmerrshme duhet të bëhen të qarta”, shtoi ai, pa dhënë detaje të tjera. Sipas një korrespondenti...