Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtetasi i huaj sulmohet dhe grabitet në Durrës, i riu për TCH: 5 persona më goditën me shkop dhe më prenë me thikë
Një shtetas i huaj është sulmuar dhe grabitur në qytetin e Durrësit. Ai shprehet përmes një mesazhi në redaksinë e Top Channel se është sulmuar nga pesë persona, është goditur me shkopa dhe goditur me thikë. Ai ka kërkuar ndihmë nga TCH pasi thekson se “kam shkuar në polici për të denoncuar ngjarjen, por për fat të keq, si i huaj, nuk jam marrë seriozisht dhe nuk është bërë asnjë veprim konkret nga autoritetet vendase. Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar”. “Unë jam një shtetas i huaj që po kaloja pushimet në Durrës, Shqipëri. Gjatë qëndrimit tim, u sulmova nga pesë persona të cilët më goditën me shkop, më prenë me thikë dhe më grabitën. Ky është një akt shumë i rëndë kriminal...