VD-Me çantën plot me drogë drejt Tiranës, arrestohen dy transportuesit në Kamëz

VD-Me çantën plot me drogë drejt Tiranës, arrestohen dy transportuesit në Kamëz

DROGA E SEKUESTRUAR TIRANË-Dy të rinj të moshës 18 dhe 26 vjeç në Kamëz, janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike. Dyshja u kapën në flagrancë fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.   Njoftimi i policisë: U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me...