Nuk kanë fund skandalet e AKSHI-t, Karçanaj zhyt në kaos portalin e-Albania!

Nuk kanë fund skandalet e AKSHI-t, Karçanaj zhyt në kaos portalin e-Albania!

Nuk kanë të sosur problemet me platformën shtetërore e-Albania, e cila menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj. Qytetarë të shumtë kanë ngritur alarmin për vonesa dhe probleme të mëdha teknike në procesin e regjistrimeve të fëmijëve në shkolla, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Një nënë e një 6-vjeçari denoncon se, megjithëse ka aplikuar prej kohësh, ende nuk ka marrë përgjigje për pranimin në klasën e parë, ndërsa në të njëjtën shkollë janë edhe 19 fëmijë të tjerë në pritje. Një tjetër qytetar ankohet se prej një jave po përpiqet të regjistrojë fëmijën në gjimnaz përmes platformës, por sistemi rezulton i bllokuar dhe nuk e lejon të kryejë aplikimin. Denoncimet e shumta tregojnë...