Tërmeti ‘gjunjëzon’ Afganistanin! Mbi 800 viktima dhe qindra shtëpi nën rrënoja

Tërmeti ‘gjunjëzon’ Afganistanin! Mbi 800 viktima dhe qindra shtëpi nën rrënoja

Mbi 800 persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe më shumë se 2.500 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter që goditi mbrëmjen e së dielës Afganistanin Lindor, pranë kufirit me Pakistanin. Bilanci u bë i ditur nga qeveria afgane, ndërsa operacionet e shpëtimit janë ende në vijim. Shifrat mund të rriten më tej, tha zëdhënësi i kabinetit, Mawlawi Zabihullah Mujahid. “Numri i viktimave dhe i të plagosurve është i lartë, por për shkak të vështirësive në aksesimin e zonës, ekipet tona janë ende në vendngjarje,” shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sharafat Zaman. Sediqullah Quraishi Badloon, zyrtar për informim në provincën Nangarhar, deklaroi për New York Times se më shumë jetë të humbura u...