Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti
Është ndarë nga jeta në orët e para të 1 shtatorit, regjisori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e hidhur e dha e bija, Juna, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!” Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare. Ai lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator. Anagnosti ka realizuar filma, në cilësinë e regjisorit dhe skenaristit e gjithashtu ka shkruar romane dhe drama. Xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes” – sipas tregimit...