Edi Rama: Anagnosti, babai i kinemasë shqiptare

Edi Rama: Anagnosti, babai i kinemasë shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rrjeteve sociale, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, një prej figurave themelore të kinematografisë shqiptare. Në postimin e tij, Rama e kujton Anagnostin si “babain e kinemasë shqiptare”, autorin e shumë skenarëve dhe filmave të arrirë, përfshirë filmin e njohur “Lulëkuqe mbi mure”, të cilin e cilëson si “kryetitullin e ekranit të historisë së filmit shqiptar”. “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i...