Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

Kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, i vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike. Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno të Himarës më 23 janar 1936. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë...