“Dikush tentoi të më përdhunonte”/ Rrëfimi tronditës i Mbretëreshë Camillës: E godita me takën e këpucës në testikuj

“Dikush tentoi të më përdhunonte”/ Rrëfimi tronditës i Mbretëreshë Camillës: E godita me takën e këpucës në testikuj

Një libër i ri mbi monarkinë, “Power and the Palace”, zbulon se Mbretëreshë Camilla ishte viktimë e një tentative sulmi seksual si adoleshente dhe përdori takën e këpucës për t’u mbrojtur nga agresori. Sipas librit, që u serializua nga Sunday Times, mbretëresha i rrëfeu ngjarjen Boris Johnson, kur ai ishte kryetar i Londrës (2008–2016). Valentine Low, autori i librit dhe ish-korrespondent i Times për mbretërinë, foli me ish-drejtorin e komunikimit të Johnson, Guto Harri, i cili kujtoi takimin në Clarence House rreth vitit 2008. Harri përshkroi se biseda ishte e ngrohtë, por serioze, duke theksuar momentin kur Camilla rrëfeu: “Isha në tren për në Paddington – rreth 16–17 vjeçe – dhe një djalë po afrohej me dorën e tij… Unë bëra atë që më kishte...